Ofçarasit synojnë të kthehen në fshatin e tyre

Mitrovica

Ofçarasit synojnë të kthehen në fshatin e tyre

Më: 14 prill 2017 Në ora: 20:12
Ofçar i Shalës së Bajgorës

Në fshatin Ofçar i Shalës së Bajgorës, rreth 20 kilometrea larg Mitrovicës , gjatë kësaj vere pritet të gjallërohet nga banorët e tij, që pas lufte e kishin boshatisur të tërin.

Këtë ia ka komunikuar kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, përfaqësuesi i Ofçarit Kadri Avdiu, gjatë vizitës që ky me nënkryetarin Faruk Mujka e drejtorë dhe bashkëpunëtorë të tjerë i bëri fshatit për të inspektuar hapjen e rrugës që është duke e bërë komuna me mjete të veta, ku u prit nga dhjetëra banorë që aktualisht jetojnë në Mitrovicë dhe vendbanime tjera të Mitrovicës.

“Bashkëfshatarët e mi ishin detyruar nga forcat kriminale serbe gjatë luftës që të ikin nga fshati, por pas lufte, për shkak të kushteve të vështira për jetë, askush nuk u kthye në këtë mjedis piktoresk  për të jetuar. Ju kryetar Bahtiri, jeni i pari që u interesuat për ne ofçarasit dhe me hapjen e kësaj rruga nga komuna, po hapet një perspektivë e re për neve. Shpresoj se gjatë verës do të fillojnë të kthehen familjet e para”, tha Avdiu.

Ai tha se ka mjaftë fshatar të Ofçarit që janë të interesuar të investojnë në turizëm, blegtori e degë të tjera, për zhvillimin e të cilave ky mjedis ofron kushte ideale, duke bërë ët ditur se biznesin në fshatin e tij, ku tashmë e ka ndërtuar një shtëpi vikendi, do ta filloj vet i pari.

Image

 

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ju tha fshatarëve të shumtë të tubuar aty, se ndjehet jashtëzakonisht mirë për këtë investim që komuna po e realizon në Ofçar, pasi po sheh gatishmërinë e fshatarëve për të filluar kthimin dhe ndonjë biznes në vendlindjen e tyre.

“Jam shumë i lumtur që po ju shoh në këtë numër kaq të madh në Ofçarin e lënë pas dore për vite të tëra. Sidomos po më obligojnë bashkëvendësit tuaj që duan të kthehen nga shtetet e huaja për të jetuar e investuar këtu. I respektoj shumë njerëzit e tillë, sepse vetëm kështu zhvillohet fshati, komuna dhe shteti. Meqë ju po shprehni gatishmëri pë të ngjallur jetën në fshat, mua nuk më mbetet tjetër përveç se të ju mbështesë maksimalisht me aq sa lejojnë mundësitë e kufizuara buxhetore të komunës”, tha ndër të tjera ai.

Kryetari Bahtiri  ju tha ofçarasve se do të bëj gjithçka që është e mundur që të siguroj mjete për lidhjen e Ofçarit me fshatin Bistricë, të banuar vetëm me shqiptarë, që i takon komunës së Leposaviqit, që administrohet nga serbët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat