Projekti për ndriçimin e personaliteteve Ferat Draga e Sherif Voca

Mitrovica

Projekti për ndriçimin e personaliteteve Ferat Draga e Sherif Voca

Më: 18 prill 2017 Në ora: 14:48
Bahtiri vlerëson angazhimin e profesor Osmanit

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pritur  në një takim Prof. Dr. Jusuf Osmanin dhe Imamin e Mitrovicës, Mulla Asllan Murati, të cilët e kanë njoftuar për projektin e tyre lidhur me ndriçimin e dy figurave të rëndësishme historike të komunës së Mitrovicës.

Profesor Jusuf Osmani i tha kryetarit Bahtiri se ka hulumtuar në arkivat e shumta historike në vend dhe jashtë vendit dhe se ka gjetur materiale të rëndësishme që për herë të parë do të bëhen publike.

“Për këto dy personalitete të shquara të Mitrovicës kam hulumtuar shumë në Arkivin e Kosovës, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në Arkivin Nacional të Londrës, në Arkivin e Institutit Historik në Beograd e gjetiu. Kam hulumtuar edhe shënime stenografike në Mitrovicë, Prishtinë, Beograd e gjetiu, gazeta ditore e revista të kohës. Thënë shkurt, kam 300 dokumente që do të publikohen për herë të parë, që bëjnë fjalë për veprimtarinë për çështje kombëtare të këtyre dy figurave të çmuara të popullit shqiptarë”, tha ndër të tjera Osmani.

Edhe Mulla Asllan Murati, tha se ka gjetur të dhëna të vlefshme që flasin për punën e madhe të këtyre dy personaliteteve në luftën e gjatë për të drejtat e shqiptarëve dhe lirinë e tyre.

Image

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se  vlerëson angazhimin e profesor Osmanit dhe imamit Murati për të ndriçuar  dy figura të mëdha, atdhetarëve Ferat Draga e Sherif Voca, për çka edhe i falënderoj ata.

“Kemi nevojë që personalitet që kanë dhënë shumë për çështjen kombëtare të ndriçohen, të shkruhet për të dhe opinioni i gjerë të njoftohet për veprimtarinë e tyre në dobi të kombit e atdheut. Komuna e Mitrovicës, i ka mbështetur në të kaluarën dhe do të mbështes edhe tani, aq sa lejojnë mundësitë buxhetore projektet e këtilla me rëndësi të madhe”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

 Profesori Osmani dhe imami Murati, i dhuruan kryetarit Bahtiri botimet e tyre të mëparshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat