Komuna e Mitrovicës vazhdon aktivitetet për riatdhesimin e patriotit Rexhep Mitrovica

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës vazhdon aktivitetet për riatdhesimin e patriotit Rexhep Mitrovica

Më: 26 prill 2017 Në ora: 17:23
Kryetari Bahtiri gjatë takimit për kthimin e eshtrave në vendlindje të atdhetarit Rexhep Mitrovica

Komuna e Mitrovicës vazhdon të jetë e angazhuar për kthimin e eshtrave në vendlindje të atdhetarit Rexhep Mitrovica, të cilët gjenden në varrezat e Stambollit.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ditë më parë ju ka dërguar letër drejtuesve të institucioneve më të larta të vendit dhe ambasadë së Turqisë në Kosovë, me përfaqësuesit e së cilës edhe është takuar, me qëllim të realizimit të mëkresës së qytetarëve dhe institucioneve të Mitrovicës për riatdhesimin e eshtrave të patriotit Rexhep Mitrovica, në Mitrovicë.

Me qëllim të përshpejtimit dhe koordinimit të aktiviteteve me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, Ambasadës së Turqisë në Kosovë dhe me familjarët që janë gjallë të patriotit Mitrovica, kryetari Bahtiri ka autorizuar një grup përfaqësuesish të institucioneve dhe intelektualësh, me në krye Dr. Nexhmedin Spahiun,  drejtor i RTV Mitrovicës dhe opinionit i njohur i vendit.

Për angazhimet dhe aktivitetet e tyre, grupi do ta njoftoj rregullisht kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat