Rrahman Rama dhe Enver Idrizi shpallen “Qytetar Nderi” të Mitrovicës

Mitrovica

Rrahman Rama dhe Enver Idrizi shpallen “Qytetar Nderi” të Mitrovicës

Më: 28 prill 2017 Në ora: 13:09
Komuna e Mitrovicës

Komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës,  Gjenerallejtënant Rrahman Ramës dhe sportistit të njohur shqiptar, Enver Idrizi i ështwë dhënë Titulli “Qytetar Nderi” i Mitrovicës.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama-Komandant i Forcës së Sigurisë të Kosovës, i jepet Titulli “Qytetar Nderi” i Mitrovicës me motivacion: “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë e pavarësinë e vendit dhe sidomos në organizimin e mobilizimin e Zonës Operative të Shalës së Bajgorës, mbrojtjen e qytetarëve të komunës nga forcat ushtarako-policore dhe paramilitare serbe; në ofrimin ndihmës për popullatën e Komunës së Mitrovicës dhe të rajonit të Drenicës para dhe gjatë luftës, si dhe në stabilizimin e gjendjes së sigurisë në Mitrovicë pas lufte”.

Ndërsa Enver Idrizit, sportist i njohur shqiptar, i jepet  Titulli “Qytetar Nderi” i Mitrovicës me motivacion: “Për kontributin e dhënë në sport dhe përfaqësimin e denjë të shqiptarëve anembanë botës; për kontributin e madh  dhënë luftës çlirimtare të Kosovës në aspektin financiar, për ndihmën e madhe për familjet e shumta shqiptare gjatë luftës për pavarësi të Kosovës në aspekte të ndryshme, dukë përfshi këtu edhe atë strehimor”.

Ceremonia e dhënies së titullit të lartpërmendur do të  bëhet në një mbledhje tjetër solemne të Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat