Ky do të jetë kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

Mitrovica

Ky do të jetë kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

Më: 1 maj 2017 Në ora: 10:56
Lidhja Demokratike e Kosovës

Safet Kamberi do të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut.

Këtë e ka konfirmuar vet Kamberi i cili ka thënë se ka marrë mbështetjen e degës në Mitrovicë deri sa përkrahjen nga qendra pritet ta marrë të shtunën kur LDK shënon 27 vjetorin e themelimit të në këtë qytet.

Në po të njejtën ditë Kamberi edhe do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij. Ai ka thënë se në Mitrovicë gara më e fortë do të jetë mes LDK-së dhe PDK-së e cila mund të garojë me ish kryetarin Avni Kastrati.

Kamberi ka shtuar se nga kryrtari aktual Agim Bahtiri i cili do të kandidojë për kryetar, nuk e ndjenë konkurrencën.

Safet Kamberi aktualisht është zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale ndëraq deri para pak muajsh ka qenë nënkryetar i Mitrovicës deri sa AKR po bashkëqeveriste me LDK-në.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat