Një grup studentësh u pritën nga kryetari Bahtiri

Mitrovica

Një grup studentësh u pritën nga kryetari Bahtiri

Më: 10 maj 2017 Në ora: 15:58
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka pritur një grup prej 20 studentësh

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka pritur një grup prej 20 studentësh të Fakultetit të Administratës Publike të Universitetit AAB në Prishtinë, të udhëhequr nga Elsa Zyberaj, kryetare e Klubit për debat në këtë fakultet.

Ajo i tha kryetarit Bahtiri, se qëllimi i vizitës së tyre është që mësojnë më tepër për funksionimin e pushtetit lokal dhe për rolin funksionimin e administratës komunale të Mitrovicës, si dhe të njihen me rezultatet, përvojat pozitive dhe sfidat në këtë drejtim, por edhe me situatën e përgjithshme në komunën e Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri ju tha studentëve se Mitrovica nga një qytet me probleme të shumta të sigurisë, lëvizjes së lirë e të tjera, që ishte para se ai të vinte në kryet të Komunës, sot është njëri ndër  qytetet më të sigurta e më stabile në vend.

“Kjo është arritur falë punë së madhe  që është bërë, bashkëpunimit me faktorët e rendit e sigurisë, por para së gjithash të vet kontributit të qytetarëve. Kështu, në Mitrovicë nuk ka më korrupsion, haraç, matrapazllëk deh dukuri të tjera kriminale. Krimi ka shënuar rënie prej mbi 55 për qind, si dhe janë shënuar të arritura të tjera të lakmueshme”, tha ai.

Kryetari Bahtiri ju foli studentëve edhe për klimën e mirë të krijuara për biznese, joshjen e investitorëve të huaj që kanë filluar të vijnë këtu për realizim të projekteve  të ndryshme.

“Është ndërtuar fabrika e parë e kërpudhave, në përfundim e sipër është fabrika e dytë, kurse në Zonën e Lirë Industriale në Frashër, deri ën fund të vitit do të ndërtohen 20 fabrika, njëri prej të cilave tashmë ësshtë para fillimit të punës”, tha kryetari Bahtiri.

Sa i përket funksionimit të administratës publike komunale, kryetari Bahtiri tha se ajo në komunën e Mitrovicës tashmë është modernizuar shumë, se ofron shërbime  efikase e cilësore për qytetarë.

“Në komunën e Mitrovicës ka disiplinë. Nuk ka mungesa e vonesa të pa arsyeshme nga puna. Është zhdukur mitoja dhe korrupsioni. Qytetarët mbarojnë punë vetëm për pak minuta dhe janë shumë të kënaqur, gjë që flet fakti se nuk kemi ankesa të qytetarëve”, tha ai.

Kryetari Bahtiri në fund iu përgjigj edhe pyetjeve të shumta të studentëve, të cilët u ndanë të kënaqur me përgjigjet, por edhe me pritjen dhe bashkëbisedimin që bënë me të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat