Drejtuesit e Komunës iu bashkëngjiten aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Mitrovica

Drejtuesit e Komunës iu bashkëngjiten aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Më: 24 maj 2017 Në ora: 13:58
Aksioni ka nis nga oborri i komunës, prej nga grupet e nxënësve, mësimdhënësve, pjesëtarët e FSK-së, organizatat joqeveritare dhe qytetarët janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të qytetit për të pastruar.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk  Mujka dhe drejtorët: i Drejtorisë së Arsimi, Skender Avdiu dhe ai i DKRS-së Fidan Ademi,  i janë bashkangjitur  aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, duke ftuar edhe qytetarët që t’i bashkëngjiten këtij aksioni, sepse me ambient të pastër në rend të parë i kontribuohet  shëndetit.

Aksioni ka nis nga oborri i komunës, prej nga grupet e nxënësve, mësimdhënësve, pjesëtarët e FSK-së, organizatat joqeveritare dhe qytetarët  janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të qytetit për të pastruar.

Kryetari Bahtiri, tha se ku nuk ka pastërti nuk ka as shëndet. “Jemi duke bërë përpjekje që të krijojmë një ambient sa më të pastër në qytetin tonë, prandaj mbështesim aktivitetet e këtilla që shkojnë në të mirë të qytetarëve tanë. Përveç ndikimit në shëndetin tonë, me një ambient të pastër ne tregojmë edhe kulturën tonë para delegacioneve të ndryshme që vizitojnë Mitrovicën”, tha Bahtiri.

Edhe nënkryetari Mujka, pasi vlerësoi aksioni, tha se është mirë që aksione të këtilla në qytetin e Mitrovicës të organizohen sa më shpesh. Ai me këtë rast falënderoj të gjithë mbështetësit dhe pjesëmarrësit në aksionin për pastrim, i cili sipas tij,  do të vazhdoj deri në orët e mbrëmjes, kur nuk do të ketë asnjë mbeturinë në tokë.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat