U mbajt ceremonia e projektit "Së bashku kundër papunësisë"!

Mitrovica

U mbajt ceremonia e projektit "Së bashku kundër papunësisë"!

Më: 24 maj 2017 Në ora: 18:50
Pamje nga projekti "Së bashku kundër papunësisë"!

Qatar Charity mbajti të mërkurën (24.05.2017) ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve të projektit  “SË BASHKU KUNDËR PAPUNËSISË”. Në këtë ceremoni u tha se Qatar Charity është krijuar për të siguruar mbështetje dhe ndihmë financiare për iniciativat e komunitetit, ku do të përfitojnë njerëzit e varfër dhe të marxhinalizuar.

Mision i organizatës “Qatar Charity” është mbështetja e shtresave shoqërore në nevojë duke u mbështetur në parimet bazë të dinjitetit njerëzor dhe të drejtësisë sociale në bashkpunim me partnerë të tjerë që veprojnë në fushën e zhvillimit.

Qëllimi kryesor bie mbi faktin e zbutjes së varfërisë nëpërmjet projekteve të ndryshme sikur që është “SË BASHKU KUNDËR PAPUNËSISË”, dhe projekte të ndryshme humanitare sociale.

Background-i i organizatës tonë është i gjerë në fushat sociale dhe atë të ndihmave humanitare për familje në nevojë. Fokusi kryesorë është tek fëmijët jetim, numri i tyre në organizatën tonë është rreth 1700 jetim të regjistruar kurse nga Komuna e Mitrovicës rreth 200 jetim.

Projekti “SË BASHKU KUNDËR PAPUNËSISË”, ka ardhë si rezultat i nevojës së shoqërisë kosovare për krijimin e mundësive për vetëpunësim të familjeve të varfëra, jetimëve dhe kategorive të tjera me vështirësi ekonomike dhe sociale. Ky projekt realizohet përmes dhënies së  granteve të vogla të cilat kanë për qëllim krijimin e mundësive të gjenerimit të të hyrave përmes realizimit të projektve të vogla në fushën e bujqësisë, blegtorisë, tregtisë, artizanateve, etj.

Pjesëmarrës në ceremoni ishin: Përfaqësues të nivelit qendror dhe lokal, Udhëheqës të komunës së Mitrovicës dhe Përfaqësues nga organizata tjera.

Në këtë ceremoni prezentuan: Agim Bahtiri-Kryetar i Komunës së Mitrovicës

Fjalë përshendetëse dhe falenderim për pjesëmarrësit. Mahmoud Abas Shaker- Drejtor i organizatës Qatar Charity, fjjalë rasti. Bajram Kosumi- Përfaqësues i Ministrisë së Administratës Publike, fjalë përshëndetëse.

Në fund  u bë shpërndarja e shpërblimeve dyzet(40) projekte të realizuara në bashkëpunim me komunën e Mitrovices, në profile të ndryshme: Serra, lopë qumështore, dyqan tregtar, punëtori zejtare, koshere me bletë.

U nënshkrua kontrata për pesëdhjetë(50) projekte të ardhëshme mes organizatë “Qatar Charity” dhe komunës së Mitrovicës.

Përveç këtyre shpërblimeve, në ceremoni u përuruan edhe njëzet(20) puse dhe janë dhuruar çelësat e katër(4) shtëpive për familje të varfra.

Duke ditur se Kosova ka nevojë për ndihmë në fushat sociale, Qatar Charity vazhdon të investoj në ofrimin e mundësive për ata që kanë nevojë dhe të gjithë të interesiuarit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat