U përurua fontana në qendër të Mitrovicës

Mitrovica

U përurua fontana në qendër të Mitrovicës

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 15:40
Perurimi i fontanes

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka përurua fontanën në qendër të qytetit, përkatësisht në Sheshin e rregulluar bukur “Mehë Uka”. Ndërtimi i fontanës është bërë në hapësirën ndërmjet Shtëpisë së mallrave “Emona” dhe restorantit të KFC-së,.

Ajo është ndërtuar falë investimit të biznesmenëve të njohur, Fatmir Zymberi, pronar i KFC-së dhe Agron Mikullovci, pronar i “Emona Center”, sh.p.k., të cilët patën premtuar ditë më parë dhe premtimin e mbajtën duke e dnërtuar atë para afatit të premtuar.

Kryetari i Komunës, Agim bahtiri i falënderoj shumë biznesmenët  Zymbneri e Mikullovci për ndërtimin e fontanës dhe bashkëpunimin me komunën e Mitrovicës.

“Unë në emër të qytetarëve ju falënderoj shumë për mbajtjen e premtimit që bëtë ditë më parë. Fontana e ndërtuar ia ka shtuar hijeshinë sheshit të rregulluar bukur dhe këtë e mirëpritën shumë qytetarët. Ne kemi pas dhe besoj se do të kemi bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen për të mirën e qyteti dhe qytetarëve”, tha ai.

Biznesmeni Zymberi tha se është kënaqësi për të dhe kolegun e tij Mikullovci që investuan bënë këtë investim modest për qytetarët e Mitrovicës.

“Ne do të ju mbështesim juve edhe në projekte tjera me mundësitë tona modeste, që ju i inicioni për të mirën e qytetit dhe qytetarëve. Sigurisht se bashkëpunimi vetëm do të thellohet ndërmjet Komunës dhe bizneseve, pasi që ju keni përkushtim dhe po krijoni kushte për zhvillimin e bizneseve”, it ha Zymberi kryetarit Bahtiri.

I kënaqur me që pa funksionimin e fontanës, qytetari Ismail Zasella, iu ofrua kryetarit Bahtiri dhe i tha se që nga dita e sotme, ai do të jetë anëtar aktiv i AKR-së.

“Kam dëgjuar shumë për ju si biznesmenë që keni ardhur nga Holand apër të ndihmuar qytetin, andaj ju admiroj për punën që po bëni në rregullimin e qytetit, infrastrukturës së saj dhe zhvillimin e tij ekonomik. Tash kur e pash se edhe fontana u lëshua, vendosa që të jem anëtar i AKR-së dhe të jap kontributin tim për të mirën e qytetit ku kam lindur”, tha ai ndër të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat