Limaj në Mitrovicë zotohet për investime në ekonomi

Mitrovica

Limaj në Mitrovicë zotohet për investime në ekonomi

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 17:10
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë fushatës zgjedhore që ka mbajtur të martën në Mitrovicë, ka thënë se ana e Mitrovicës është pjesa më problematike që kërkon zgjidhje të menjëhershme.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta shpallë këtë zonë me interes të veçantë nacional dhe në emër të saj të sjellë investime të fuqishme.

Ai theksoi se pjesët kufitare të Kosovës duhet të kthehen në pjesë të zhvillimit, bashkëpunimit dhe komunikimit me vendet fqinje.

Limaj: Qeveria të shpallë këtë zone me interes nacional

“Dua të jap disa mesazhe politike që besoj se janë shumë me rëndësi për këtë pjesë të vendi tonë e cila vazhdon të jetë një nga pjesët më problematike e që do zgjidhje të menjëhershme… Kemi humbur shumë kohë, mungesa e një qasje serioze për t’u ballafaquar me problemet politike na ka sjellë në një situatë ku në pjesë të ndryshme të  vendit tonë po mbretëron status quoja. Edhe këtu ku jemi në këtë pjesë të vendit tonë jemi në një gjendje e cila është tërësisht e papranueshme, dhe është shumë e domosdoshme t’i hapet rrugë zgjidhjes… Ne këtu bashkë do të angazhohemi me kolegët e mijë, deputetë nesër me Nismën në qeveri, që këtij regjioni t’i qasemi ashtu siç na njeh mundësia dhe ligji, ashtu siç ka nevojë të bëjnë drejtuesit e shtetit. Ky regjion ka nevojë për investime me interes të veçantë. Qeveria e Kosovës duhet ta shpellë këtë zonë me interes të veçantë nacional d he në emër të saj të sjellë investime të fuqishme, grante, stimulim për qytetarët e kësaj pjese të Kosovës… Ne duam që pjesët tona kufitare të kthehen në pjesë të zhvillimit, komunikimit, bashkëpunimit, fuqizimit dhe të ndërlidhjes së komunikimit me vendet fqinje”, ka thënë mes tjerash Limaj.

Hysni Ahmeti, kryetar i Nisma-s në Mitrovicë, foli për ditën e dëshmorëve të rënë e cila u shënua sot në këtë komunë, ndërsa potencoi se është koha që të gjithë t’i përvishen punës për fitore.

Ahmeti: Me votën tuaj t’i realizojmë premtimet

“Të gjithë së bashku, me përkrahjen e juaj qytetarë të nderuar dhe me votën tuaj do t’i realizojmë premtimet, si dhe do të jemi faqebardhë para atyre që kanë dhënë jetën për liri, shtet dhe prosperitet”, ka thënë ai.

Kandidati për deputet, Milaim Zeka, ka kritikuar ashpër kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin, për injorimin që iu ka bërë familjarëve të të rënëve gjatë homazheve para varrezave të dëshmorëve sot kur Mitrovica ka shënuar këtë ditë, si dhe ndaj deklaratave të tij kundër komandantëve të luftës.

Sipas tij, sot në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Mitrovicës, kryetari Bahtiri nuk ka marrë pjesë fare në homazhe, duke injoruar kështu familjarët e dëshmorëve.

Ai kritikoi edhe spotin e Bahtirit, të cilin e quajti qesharak, dhe për të cilin tha se ka nënçmuar të gjithë ata djemë e vajza të cilët veshën uniformën e UÇK-së për lirinë e vendit.

Zeka: Qytetarët e Mitrovicës e njohin kush ka qenë bandit

“Ata që kanë lënë plaka në perëndim, vijnë e na shiten këtu se janë dikushi…Qytetarët e Mitrovicës e njohin kush ka qenë bandit, e kush ka ndejt pranë gjimnazit me thika dhe i ka kërcënuar vajzat e Mitrovicës”, ka thënë Zeka.

Në këtë tubim folën edhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Anita Mulolli dhe Besim Shyti. 

Limaj në Mitrovicë zotohet për investime në ekonomi

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë fushatës zgjedhore që ka mbajtur të martën në Mitrovicë, ka thënë se ana e Mitrovicës është pjesa më problematike që kërkon zgjidhje të menjëhershme.

Ai është shprehur se ky rajon ka nevojë për investime në fushën e ekonomisë.

“Ne do të angazhohemi fuqishëm që të investojmë në ekonomi, sidomos në blegtori për rajonin e Shalës. Kjo pjesë e Kosovës fuqizohet vetëm me zhvillim ekonomik”, ka thënë Limaj.

Hysni Ahmeti, kryetar i Nisma-s në Mitrovicë, tha se është koha që të gjithë t’i përvishemi punës.

“Të gjithë së bashku, me përkrahjen e juaj qytetarë të nderuar dhe me votën tuaj do t’i realizojmë premtimet, si dhe do të jemi faqebardhë para atyre që kanë dhënë jetën për liri, shtet dhe prosperitet”, ka thënë ai. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat