“Islamic Relief Worldwide-Kosova” do të ndihmoj shëndetësinë e komunës me material në vlerë prej 363,758.90 dollarësh

Mitrovica

“Islamic Relief Worldwide-Kosova” do të ndihmoj shëndetësinë e komunës me material në vlerë prej 363,758.90 dollarësh

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 18:40
Agim Bahtiri dhe drejtori i Organizatës “Islamic Relief Kosova’, Ramadan Berisha

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Organizatës “Islamic Relief Kosova’, Ramadan Berisha, kanë nënshkruar të enjten  marrëveshjen  për pranim-dorëzimin e donacionit-pajisje dhe material shpenzues mjekësor për  institucionet shëndetësore të Komunës. Të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka dhe drejtoresha e Shëndetësisë të Komunës, Vlora Haxhimehmeti.

Qëllimi i kësaj marrëveshje  ka të bëjë kryesisht me  përmirësimin e  shërbimeve shëndetësore të kujdesit parësorë dhe kujdesit dytësorë shëndetësor për qytetarët e Komunës së Mitrovicës.

Këto produkte  mjekësore, sipas drejtorit Berisha, janë të dhuruar nga  Globus Relief  (SHPA), projekt ky që  implementohet përmes “Islamic Relief Kosova”.

Po ashtu Drejtori Berisha ritheksoj se përfituesit e këtij donacioni në vlerë prej 363,758.90 dollarësh, do të jenë kryesisht institucionet shëndetësore në Komunën e Mitrovicës, përkatësisht 13 ambulancat e komunës, 10  Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë familjare, si dhe spitali i qytetit më të gjitha repartet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat