Hoti: Asnjë incident në Veri të Kosovës

Mitrovica

Hoti: Asnjë incident në Veri të Kosovës

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 18:40
Besim Hoti, zëdhënës komandant i policisë për veriun

Besim Hoti, zëdhënës komandant i policisë për veriun, ka thënë se nuk është shënuar asnjë incident në Veri të Kosovës.

Hoti tha se procesi zgjedhor në komunat veriore të vendit ka kaluar pa probleme, e sigurisht që sipas tij një sukes i tillë është meritë e institucioneve për përgatitjen e duhur paraprake.

”Procesi zgjedhor në komunat veriore të Kosovës ka kaluar pa probleme apo incidente të mundshme. Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar për të zbatuar planin operativ. Policia e Kosovës nuk ka regjistruar asnjë incident të vetëm që mund të rrezikonte sigurinë e përgjithshme të regjionit të Veriut”.

”Kur them që ka kaluar procesi pa incidente sigurisht është meritë e institucioneve. Nuk është dhe aq befasi sepse ne jemi përgatitur dhe për skenarët më të këqija të mundshme. Pas mbylljes së procesit është faza e karter e procesit zgjedhor. Ne përcjellim votat deri në qendrat e numërimit të votimit për shkaqe sigurie”.

”Autorizimet kanë qenë prezente, është aprovuar. Për autobusë flitet rregullisht për persona që kanë pasur pasaporta të Kosovës”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat