Mbyllen Qendrat e votimit në Mitrovicë

Mitrovica

Mbyllen Qendrat e votimit në Mitrovicë

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 19:30
Mbyllen Qendrat e votimit

Janë mbyllur të gjitha Qendrat e votimit në komunën e Mitrovicës, ndërsa në disa prej këtyre qendrave edhe këto momente janë duke votuar qytetarët të cilët kanë qenë brenda qendrave duke pritur në radhë.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për mbarëvajtjen e tërësishme të procesit të votimit, ku mitrovicasit votuan për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të drejtë vote patën 72 mijë e 150 persona, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se përqindja e daljes së votuesve në këtë komunë ka arritur rreth 40 për qind.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat