Sulmohet sërish një i ri në Mitrovicë

Mitrovica

Sulmohet sërish një i ri në Mitrovicë

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 12:36
Ilustrim

Një 22 vjeçar i nacionalitetit shqiptar është sulmuar të mërkurën rreth orës 17:30 në sheshin “Kral Petar në Mitrovicë.

Burime të kp  bëjnë të ditur se viktima është sulmuar nga katër të rinj që dyshohet të jenë serbë, derisa po ngiste biçikletën në sheshin “Kral Petar” të qytetit me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka kërkuar ndihmë në spital.

"Viktima ka arritur të ikë këmbë në jug të qytetit përmes urës kryesore të Ibrit duke i shpëtuar kështu më të keqes", kanë thënë burimet.

Mësohet se i sulmuari është R.K ndërsa rastin e konfirmoi edhe zëvendësdrejtori i Policisë Besim Hoti.

Sipas tij në këtë shesh kanë qenë të tre të rinjtë së bashku dhe njëri nga ta ka marr goditje por siç thotë Hoti nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas tij policia ende nuk ka identifikuar sulmuesit por është duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.

Hoti pranon se në këtë shesh po ndodhin sulme të shpeshta andaj siç thotë ai Policia ka ndërmarrë disa veprime të veçanta pikërisht në lidhje me këto sulme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat