Komuna e Mitrovicës dhe DRC-ja vazhdojnë bashkëpunimin e suksesshëm

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës dhe DRC-ja vazhdojnë bashkëpunimin e suksesshëm

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 13:49
Pamje nga takimi

Drejtoresha e DRC-së në Kosovë, Kristen Stec, menaxherja e projekteve të  DRC-së në Mitrovicë, Jasmina Dalipoviq dhe zyrtari për zhvillim ekonomik i DRC-së në Mitrovicë, Bekim Sahatçiu, janë  pritur nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari i komunës për komunitete, Eroll Zekeria, me ç’rast kanë biseduar për bashkëpunimin e deritashëm dhe për disa çështjeve aktuale që nuk mund  të zgjidhen pa angazhimin e të dyja palëve.

Pasi e kanë vlerësuar si të suksesshëm bashkëpunimin e deritashëm dhe janë shprehur të gatshëm për të vazhduar dhe thelluar akoma këtë bashkëpunim në të ardhmen, zonja  Stec i ka njoftuar drejtuesit e komunës për aktivitetet e përditshme të DRC-së në Shkollën Mësimore (ish Shkolla e bujqësisë) dhe në Inkubatorin Social te Biznesit në Lagjen e Romeve.

Ajo ka thënë në vazhdim se aktualisht është duke punuar në rregullimin, përkatësisht riparimin e ndërtesës së Shkollës Mësimore (ish Shkolla e bujqësisë) dhe kompleksin e Inkubatorit Social të Biznesit të DRC-së në Lagjen e Romëve, por që kanë lindur probleme pasi që AKP-ja po pretendon se është prona e saj dhe se nuk mund të vazhdohet tutje me meremetimin e saj.

“Ne jemi ndalur dhe nuk po mund të vazhdojmë tutje me realizimin e projekteve tona, për të cilat i kemi sigurua mjetet, pa e zgjidhur problemin me AKP-në, andaj edhe jemi këtu për të kërkuar ndihmën tuaj për të tejkaluar këtë problem”, tha ajo.

Kryetari Bahtiri tha lidhur me këtë se gjatë javës së ardhshme do të takohet me drejtuesit e AKP-së dhe se shpreson se ky problem do të tejkalohet, pasi që ai objekt parqet interes publik për komunën dhe se si i tillë duhet të mbetet. Ai i ftoi që bashkë me të në takim me AKP-në të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e DRC-së.

Në vazhdim, drejtoresha e DRC-së në Kosovë, Kristen Stec foli edhe për disa kërkesa që kishin të bëjnë me sigurimin e hapësirave nga Komuna, si dhe për mundësinë e zvogëlimit të qirasë për hapësirat që këta operatorë apo biznese i shfrytëzojnë në Inkubatorin Social.

Kryetari Bahtiri ju tha përfaqësuesve të DRC-së se sa i përket sigurimit të hapësirave për disa nga operatorët që duhet të larohen nga Inkubatori social komuna do të bëj përpjekje që të bëjë zgjidhje, ndërsa që lidhur me zvogëlimin e qirasë, tha se nuk mund të bëhet një gjë e tillë, pasi kjo çështje është e rregulluar me Rregullore, e cila gjatë këtij viti nuk ka mundësi që të ndryshohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat