Në Mitrovicë u hap “Panairi i Gjelbër & Artizanaleve”

Mitrovica

Në Mitrovicë u hap “Panairi i Gjelbër & Artizanaleve”

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 18:31
Mitrovicë

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka hapur edicionin e dytë të “Panairit të Gjelbër & Artizanaleve”, që mbahet në kuadër të projektit “Green Fest VII, organizuar nga OJQ “7 Arte” dhe mbështetur nga GIZ, Zyra e BE në Prishtinë, MAPL dhe Komuna e Mitrovicës.

Kryetari Bahtir tha se është kjo një ngjarje me rëndësi për qytetin e Mitrovicës, pasi që në të marrin pjesë bizneset e ndryshme, për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre dhe pasi që ky panair ka bashkuar sërish pronarët e bizneseve të komuniteteve të ndryshme nga të dyja pjesët e qytetit.

“Komuna e Mitrovicës, brenda mundësive që ka, po i mbështet aktivitetet e këtilla dhe do të vazhdoj që këtë ta bëjë edhe në ët ardhmen. Më vjen mirë që kjo ngjarje ka tubuar përfaqësues të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në qytetin e Mitrovicës, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre që bashkërisht të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe të këmbejnë përvoja e të thellojnë bashkëpunimin”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Image

Përfaqësuesja e GIZ-it, Kumrije Kelmendi, tha se ndihet mirë që merr pjesë në  hapjen e këtij panairi, të cilin e ka mbështetur GIZ-i dhe i cili ka për qëllim promovimin e bizneseve, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet tyrte dhe sidomos të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve me pronarë të përkatësive të ndryshme etnike.

Ndërkaq, kryetari i OJQ “7Arte”, Lulzim Hoti, bëri të ditur se në panair marrin pjesë 25 biznese, nga të dyja komunat e Mitrovicës dhe pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme. Ai foli edhe për aktivitetet tjera që do të mbahen gjatë kohës sa do ët zgjatë Festivali Green në qytetin e Mitrovicës, që filloi me këtë panair, si dhe falënderoi të gjithë ata që kanë mbështetur mbajtjen e tij. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat