Kryetari Bahtiri ngushëlloi familjen e artistit të madh Vehbi Peci

Mitrovica

Kryetari Bahtiri ngushëlloi familjen e artistit të madh Vehbi Peci

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 18:52
Agim Bahtiri

Me rastin e ndarjes nga kjo jetë e artistit të njohur mitrovicas, valltarit  Vehbi Peci, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.

Në telegramin ngushëllues dërguar familjes Peci, kryetari Bahtiri tha se vdekja e këtij artisti ët shkëlqyer është një humbje e madhe, jo vetëm për komunitetin artistik të Mitrovicës, por edhe më gjerë.

Ai vazhdon tutje në telegram vlerësimin për të ndjerin, duke thënë se  Vehbiu ishte një valltar i njohur në të gjitha trojet shqiptare dhe se paraqitjet e tij në skenë ishin dinjitoze dhe të papërsëritshme, për çka flasin edhe çmimet e shumta që i rrëmbeu në festivalet e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

“Shkuarja e tij në amshim është një humbje e madhe për ju familjar të nderuar, për Ansamblin e Qytetit, komunitetin artistik, artdashësit dhe qytetarët e Mitrovicës e më gjerë. Unë ju shpreh ngushëllimet më të thella në emrin tim personal, në emër të bashkëpunëtorëve të mi dhe në emrin e qytetarëve të Mitrovicës.

Bëhuni të fortë në mënyrë që dhembjen dhe pikëllimin për më të dashurin tuaj dhe tonin, t’i tejkaloni sa më lehtë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Bahtiri, dërguar familjes Peci.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat