Gjermania dhe Franca mbështesin vendimin e BE-së për pezullimin e projekteve në Mitrovicë

Mitrovica

Gjermania dhe Franca mbështesin vendimin e BE-së për pezullimin e projekteve në Mitrovicë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 16:40
Punimet ne Mitrovice

Gjermania dhe Franca mbështesin plotësisht vendimin e Përfaqësueses speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë për pezullimin e mbështetjes financiare prej 7,8 milionë euro për Mitrovicën për projektin e ndërtimit të qendrës kulturore dhe projektin e ndërtesës së re të universitetit.

“Në të vërtetë, zyra e BE-së thekson se autoritetet lokale nuk i respektuan kushtet për të cilat ishin rënë dakord reciprokisht, largimi i ndërtimeve pa leje dhe qasja e lirë në të gjitha vendpunishtet”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të ambasadës së Francës dhe Gjermanisë.

 Siç thuhet në komunikatë shfrytëzimi i fondeve të BE-së të siguruara për të mirën e popullatës lokale duhet të jetë transparent dhe të mbikëqyrura,  duke përmbushur gjithashtu edhe kushtet e përcaktuara në kontratën ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe Zyrës së BE-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat