Në Mitrovicë u mbajt Festivali i Ushqimeve Tradicionale

Mitrovica

Në Mitrovicë u mbajt Festivali i Ushqimeve Tradicionale

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 18:24
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri në “Festivalin e Ushqimeve Tradicionale të Komuniteteve”.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë dhe OJQ “Mundësia”, kanë organizuar të mërkurën në fshatin Vllahi të Shalës së Bajgorës, “Festivalin e Ushqimeve Tradicionale të Komuniteteve”. 

Festivali kishte për qëllim të promovojw produktet lokale të bujqësisë dhe kuzhinën tradicionale në rajonin e Mitrovicës. 

Ai ishte më i veçantë nga të tjerët për shkak se nuk e pati vetëm karakterin ekspozues, sepse gratë pjesëmarrëse, përfaqësuese të komuniteteve që jetojnë në rajonin e Mitrovicës përgatisin ushqime tradicionale  aty për aty. 

Nga ky festival do të përgatitet “katalogu me receta të ushqimeve tradicionale të Komuniteteve”, i cili do të promovohet në muajin shtator.

 Festivalin e shpalli të hapur kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili me këtë rast përshëndeti organizatorët për punën që kanë bërë për të promovuar receta të ushqimeve tradicionale të grave të komuniteteve të ndryshme. 

“Është një punë e mirë që po fillon. Përveç se në festival ofrohen receta të ndryshme të ushqimeve të freskëta dhe te begata, është edhe një mundësi e mirë që gratë nga radhët e komuniteteve të ndryshme të shoqërore dhe të këmbejnë përvoja të ndryshme. Unë si kryetar komune dhe institucionet tjera komunale, do të mbështesin organizimin e festivalit aq sa lejojnë mundësitë buxhetore të Komunës, si dhe gratë që merren me biznese të ndryshme”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Drejtoresha e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, Rreze Loxha-Vitaku, foli për rëndësinë e festivalit dhe mundësitë që ai ofron për begatimin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Mitrovicës.

Ajo tha se është e lumtur që në festival po marrin pjesë gra ndërmarrëse nga radhët e komuniteteve të ndryshme të rajonit të Mitrovicës. Kjo përvojë pozitive do të vazhdoj edhe në vitet e ardhshme dhe do të jetë aktivitet edhe ngjarje tradicionale që do mbahet edhe në komunat tjera të rajonit të Mitrovicës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat