Emër befasues nga Vetëvendosja për kryetar të Mitrovicës, e konfirmon vetë ai

Mitrovica

Emër befasues nga Vetëvendosja për kryetar të Mitrovicës, e konfirmon vetë ai

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 23:25
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 22 tetorit do të kandidoj shoumenin Fehmi Ferati për kryetar të Mitrovicës, duke tentuar kështu të marrë pushtetin komunal në këtë qytet.

Në një prononcim për Veriu këtë e ka konfirmuar vet Ferati, duke treguar se ai është anëtarësuar sot Vetëvendosje, por që deri te zyrtarizimi i kandidaturës kanë mbetur të zhvillohen edhe disa procedura brenda këtij subjekti politik.

“Pas insistimit dhe propozimit të Kryesisë në Prishtinë dhe pajtimit të qendrës në Mitrovicës, kemi arritur te pajtimi dhe pranimi i kandidaturës time. Do të ketë votim të anëtarësisë, por fakti që jam veç një kandidat duhet me kalu”, ka thënë Ferati

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë kishte arritur një marrëveshje në fund të muajit mars me AKR-në që në këto zgjedhje të garojnë me një kandidat të përbashkët, mirëpo si duket ajo është prishur nga VV-ja, pasi që me daljen si subjekti i parë në Mitrovicë në zgjedhjet nacionale të qershorit, atëherë i kanë rritur ambiciet politike.

Image
Fehmi Ferati

“Parimisht jemi pajtuar që në zgjedhjet e ardhshme lokale, të garojmë me një kandidat të përbashkët për kryetar. Deri te kjo marrëveshje ka ardhur falë besueshmërisë që kemi krijuar edhe gjatë kohës sa kemi qenë në opozitë, por edhe tash gjatë bashkëqeverisjes në ekzekutiv, ku kemi pas dakordancë të plotë në të gjitha çështjet kryesore”, ka thënë, Faruk Mujka më 30 mars, i cili është nënkryetar i komunës dhe kryetar i qendrës së VV-së në Mitrovicë.

Kujtojmë se VV-ja është në koalicion me AKR-në në Mitrovicë që nga fillimi i muajit dhjetor, ku Sekretari Organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj e kishte vlerësuar shumë kryetarin Bahtiri, por që pas dorëheqjes së tij nga kjo pozitë, atëherë edhe gjërat kanë filluar të lëvizur në drejtim të kundërt rreth bashkëpunimit VV-AKR. “Besojmë se është i vetmi person në institucionet e Republikës së Kosovës që ka pasur qëndrim të drejtë, të dinjitetshëm dhe të fuqishëm. Besojmë se sfidat të cilat po e presin Mitrovicën janë jashtëzakonisht të mëdha dhe besojmë se secili prej nesh që e donë Mitrovicën dhe Kosovën, duhet të jenë pranë atyre personave, atyre subjekteve, institucioneve të cilat e mbrojnë Kosovën” kishte deklaruar Molliqaj më 9 dhjetor 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat