Vullnetarë të Let’s Do It Kosova dhe “Bigde Film Festival” realizojnë aksion pastrimi në Mitrovicë

Mitrovica

Vullnetarë të Let’s Do It Kosova dhe “Bigde Film Festival” realizojnë aksion pastrimi në Mitrovicë

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 13:53
Pamje nga aksioni

Dhjetëra vullnetarë nga Let’s Do It Kosova dhe “Bidge Film Festival” në një aksion të realizuar gjatë ditës së djeshme, kanë pastruar hapësirën përreth Liqenit Akumulues në Mitrovicë.

Ky aktivitet i ka paraprirë hapjes së “Bridge Film Festival”, ndërsa përveç vullnetarëve të shumtë, ndihmë ka ofruar edhe kompania e pastrimit “KRM Uniteti” me makineri dhe punëtorë.

Let’s Do It Kosova u bën thirrje qytetarëve që ta mbajnë të pastër atë hapësirë, nga e cila dje u largua sasi e madhe e mbeturinave.

Po ashtu, është vrenjtur që në atë lokalitet nuk ka shporta dhe kontejnerë, andaj u bëjmë thirrje edhe institucioneve që sa më shpejt të ndërmarrin hapa konkret dhe të ofrojnë shërbime në atë zonë për qytetarët, në mënyrë që të parandalohet ndotja e mjedisit.

Aksioni u organizua në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë “Let’s Do It Legal”, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga Let’s Do It Kosova.

Ditë më parë në Mitrovicë u mbajt edhe një tryezë regjionale me akterë përgjegjës të mjedisit, në të cilën u diskutua për Promovimin dhe Zbatimin e Urdhëresës Administrative për Gjoba Mandatore, në mënyrë që të parandalohet ndotja e mjedisit dhe të ngritët vetëdija e institucioneve dhe qytetarët për përgjegjësitë e tyre karshi mjedisit.

Let’s Do It Kosova ju njofton se edhe më tej do të vazhdojnë aktivitetet në kuadër të projektit “Let’s Do It Legal”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat