Mbetet ende peng kufiri veri e jug në Mitrovicë

Mitrovica

Mbetet ende peng kufiri veri e jug në Mitrovicë

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 20:07
Mitrovicë

Ende nuk janë vendosur pikat për shenjimin e kufijve administrativë ndërmjet komunës së Mitrovicës në jugë dhe asaj në veri.

Procesi ka mbetur peng i nënshkrimit të kryetarit të komunës në veri, Goran Rakiq, i cili ka kërkuar që pjesë e Mitrovicës së Veriut të jenë fshati Suhadoll dhe lagjja “Kroi i Vitakut”. Hollësi tjera sjell kronika në vazhdim.

Vendosja e pikave përfundimtare për shenjimin e kufijve administrativë ndërmjet komunës së Mitrovicës në jugë dhe asaj në veri, ka mbetur peng i një nënshkrimi të kryetarit serb, Goran Rakiq.

Krejt kjo po ndodh për shkak se kryetari Rakiq ka kërkuar që pjesë e Mitrovicës së Veriut të jetë fshati Suhadoll dhe lagjja Kroi i Vitakut.

Madje sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Rakiq ka kërkuar që kufiri i këtyre komunave të bëhet përmes shtratit të lumit Ibër, derisa shprehën se kjo është arsyeja e mosnënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

“Problemi ka dal qe kryetari i Mitrovices Veriore i cili eshte si nje akt pothuajse final i zbatimit te marrveshjes dhe derjt vendosjes te linjen administrative ne mes te dy komunave dhe sot jemi ne kete situat si pasoj e hezitimit te Rakiqit nuk kemi nenshkrimin e marrveshjes ndones jane permbushur gjitha kriteter…”

Por, realizimi i një kërkese të tillë nga drejtuesit serbë të komunës së veriut është e pamundur, pasi vendosja e pikave të kufijve administrativë është e përcaktuar me pakon e Ahtisarit dhe Kushtetutën e  Republikës së Kosovës.

” pakoja e Ahtisarit ligji për definimin e kufijëve administrativ e thot qacrt për zonat që duhet shtrihet kufiri mes të dyja komunave marrveshjka e brukselit e kerkon një gjë të till që ta vendosim në një marrveshje mes palve për me mutj me vendos përfundimisht…”

Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës në Jug, Agim Bahtiri, thotë se çdo ndryshim i kufijve administrativë është kundër pakos së Ahtisarit dhe ligjeve të Kosovës.

“ Kufijtë administrativë janë përcaktuar në vitin 2004 në 2006 janë shkuar në kuvendin komunal të cilët janë miratuar në 2008 janë miratuar në Kuvendi e Kosovës dhe është krejtësisht me planin e Ahtisarit të cilën …”

Kjo çështje është diskutuar edhe në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Në këtë  debat ndërmjet palës kosovare dhe serbe është konkluduar se hartat e linjave administrative të zonave kadastrale Suhodoll dhe Kroi i Vitakut do të zgjidhen përmes Memorandumit të Mirëkuptimit për Planet e Zhvillimore, Hartës së Zonimit Komunal dhe Planit Rregullues të Detajuar nga Ministria relevante dhe dy komunat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat