Fidan Ademi i kundërpërgjigjet Agim Bahtirit, tregon pse e shkarkoi nga pozita

Mitrovica

Fidan Ademi i kundërpërgjigjet Agim Bahtirit, tregon pse e shkarkoi nga pozita

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 17:44
Fidan Ademi

Drejtori i Rinisë Kulturës dhe Sportit në Mitrovicë, Fidan Ademi, të cilin i pari i kësaj komune Agim Bahtiri e ka shkarkuar ditën e mërkurë, ka thënë që ka qenë vendim i pritshëm dhe se shkarkimi i tij lidhet me mospërkrahjen e kandidimit të Bahtirit për Kryetar të Mitrovicës.

Vetëvendosje nuk e ka mbështetur Agim Bahtirin në zgjedhjet e 22 tetorit dhe do të emëroj një kandidat nga radhët  e tyre.

Sa i përket fotografisë në të cilën Ademi shfaqet me kallashnikov, ai ka insistuar që arma në foto është lodër dhe se për këtë ka dhënë sqarime edhe në polici.

Tutje ai ka thënë që është kryesia e VV-së ajo që vendos për raportet me AKR-në, dhe se nuk do dëshironte që shkarkimi i tij të jetë shkas për prishjen e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy partive.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat