OVL e UÇK-së në Mitrovicë, shembull i rajonit

Mitrovica

OVL e UÇK-së në Mitrovicë, shembull i rajonit

Nga: Sami Fejza Më: 24 gusht 2017 Në ora: 16:49
OVL e UÇK-së në Mitrovicë

Mitrovica edhe rajoni Shalës para disa kohësh ka hyrë në flakë. Rajoni i Shalës së Bajgorës nga Lisica e deri në Bajgor ishte përfshirë në flakë isha pikërisht në Mitrovicë me veteranët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës kur e pashë vullnetin dhe gadishmërinë që t'i dalin në ndihmë rajonit të Shalës pikërisht për ta fikur zjarrin ishin djemtë dhe veteranët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, pikërisht rajonit të Shalës ku me inciativë të kryetarit Rafet Ibishi (Bajgora) me Bahtir Magjuni kur për një orë njoftuan veteranët se duhej ndihma jonë.

Për t'i dhanë zjarfiksëve ndihmën për ta mbrojtur vlerat e Maleve të Shalës mua më dhanë forcë kur pashë se me çfarë mjetesh u munduan edhe dolen me zjarrfikës në malet e Shalës. Vizita ishte më datë 10.08.2017 për Bedri Shalën e Bekim Berishën ishim së bashku me komandantin e Oshlanit Bekim Shyti dhe Shefqet Loshin, Basri Mehmeti ku bëmë homazhe pranë varrit të Bekim Berishës edhe aty po mos të ishin këta djem që e nderojnë dhe përkujtojnë nuk do ishte askush nga institucionet e vendit por me vullnetin e tyre, me dhimbjen e tyre i përkujtojnë e i nderojnë dëshmorët e vendit. Kjo të jep me kuptu shumë se këta djem të luftës dhanë shumë për atë vend por edhe pas luftës janë të bashkuar si kurdoherë. Isha edhe në vorrimin Veteranit Rrustem Rrustemi që varrimi u bë më 14.08. 2017, po atë ditë pashë shumë veteranë e komandantë qe i dhanë lamtumirën veteranit e bashkluftëtarit të tyre. Ishte edhe Nexhat Dedia i cili e ka patur edhe ushtar veteranin Rrustem Rrustemi.

Kjo më dha të kuptoj shumë nga djemtë e Shales së Bajgorës posaçërisht në bashkimin e tyre në çdo kohë edhe në çdo vend. Prap me rasitin e vdekjes së Dr. Bajram Rexhepit veteranët me krye Rafet Ibishin e Nexhat Dedin, Bahtir Maxhuni, Sefedin Lahu në pritje për ngushëllime të organizuara me nder dhe respekt për ish kryeministrin dhe bashkëluftëtarin e tyre.

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat