Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Fehmi Ferati, ka thënë se e tërë dega e PDK-së në këtë komunë po merret me të.
Ferati në një postim në Facebook, ka shkruar se kandidatja e PDK-së, Valdete Idrizi ia ka vjedhur idenë për projektet e tij, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë:
“Një degë e tërë e PDK-së në Mitrovicë po merret me vetëm një kandidat për kryetar të VV-së! Unë jam në Durrës për dy ditë me familje dhe pak punë.
E kuptoj shqetësimin tuaj për rezultatin e 22 Tetorit dhe ju këshilloj të relaksoheni sepse jeta vazhdon edhe përtej angazhimeve në politikë.
Shqetësime kam edhe unë!
Para një muaji kandidatja juaj për kryetare e ka ditur që unë do kandidoj për kryetar komune në Mitrovicë me propozimin e VV-së! Unë i kam folur shumë dhe i kam prezentuar në besë shume ide dhe projekte për qeverisjen e Mitrovicës ndërkohë po vërej detaje të ideve dhe projekteve te mija po megjithatë si zemërgjerë qe jam…
“Me t’hallall pasi që janë për Mitrovicën tonë”/BS