Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, ua uron Bajramin kundërkandidatve

Mitrovica

Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, ua uron Bajramin kundërkandidatve

Nga: BOTA SOT Më: 31 gusht 2017 Në ora: 16:05
Fehmi Ferati

Kurban Bajramin, i cili festohet nesër, e ka uruar edhe kandidati i Vetëvendosjes, për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati.

Por e veçanta e urimit të tij, është se përveç qytetarëve dhe miqve të tij ai ka uruar edhe kundër kandidatët e tij për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni urimin e tij të plotë:

“Të nderuar kandidatë për kryetar të Mitrovicës,

Qazim Shala (NISMA), z.Mehmet Mehmeti( ALTERNATIVA), z.Agim Bahtiri (AKR), z.Esat Peci (AAK), znj. Valdete Idrizi (PDK), z.Safet Kamberi (LDK)”. Në emrin tim personal dhe familjes sime ju uroj festën e Kurban Bajramit, juve dhe familjeve tuaja. Uroj më të mirat në përkushtimin tuaj dhe aktivitete të mbara me detyrën dhe obligimin ndaj shoqërisë dhe shtetit!”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat