Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2017/2018, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, shprehu urimet më të sinqerta për të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe si dhe prindërit e tyre.
Pas pushimeve ju të dashur nxënës, riktheheni në bankat shkollore për të filluar një vit të ri shkollor, të etur për të nxënë dituri dhe përvoja të reja. Këtë vit janë edhe shume fatosa qe do të fillojnë mësimin në klasë të parë, që do të nisin rrugëtimin në botën e dijes, prandaj unë si kryetar komune ju dëshiroj shumë suksese në rrugëtim tuaj.
“Meqë shtatori është muaj shumë i rëndësishme në kalendarin e jetës tonë, i cili shënon fillimin e procesit mësimor, jam i sigurt se të gjithë së bashku do të punojmë që ky vit shkollor të jetë sa me i suksesshëm”, citoj Kryetarit Bahtiri.
Në emër të tij personal dhe në emër të institucionit të Komunës së Mitrovicës, ai urojë të gjithë nxënësit e në veçanti vogëlushet që do të ulen në bankat shkollorë dhe do të shkruajnë për herë të parë germat alfabetit.
“ Vogëlushë të klasës së parë uroje dhe shpresoi që të keni motivimin e duhur për të marrë dije, në mënyrë që nesër të jeni të aftë për ndihmuar familjen dhe shoqërinë tonë”, përfundon kryetari Bahtiri.