Basri Brahimi, kandidat i pavarur për kryetar të Mitrovicës

Mitrovica

Basri Brahimi, kandidat i pavarur për kryetar të Mitrovicës

Nga: B.S Më: 8 shtator 2017 Në ora: 11:58
Basri Brahimi

Basri Brahimi, është kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Mitrovicës në zgjedhjet lokale që mbahen me 22 tetor.

“Unë kam vendosur të kandidoj si i pavarur, dhe kështu do të mbetem. Dua që qytetarët të më shohin dhe të më besojnë, si një Kryetar jo-partiak, transparent dhe autentik. "Komunne" do të thotë bashki. Prandaj vizionin tim për një Mitrovicë të re, të ri-industrializuar, të zhvilluar ekonomikisht, të barabartë politikisht, një qytet me kulturë dhe traditë, një qytet sportiv dhe modern, dua ta arrij së bashku me një qytetari aktive, asamble shumë të angazhuar dhe një qeveri lokale profesionale”, është shprehur Ibrahimi.

Kjo është biografia e shkurtër e tij:

Basri Brahimi

Kandidat i pavarur për Kryetar të Mitrovicës

Magjistër i Gjeologjisë

Ekspert në fushën e industrisë dhe minierave

Bashkëpuntor shkencor në Universitetin Politeknik të Zvicres (ETH Zürich)

Bashkëpuntor profesional në Muzeun e Shtetit Zviceran (Landesmuseum)

Botues i revistes për investime në Kosovë, "Kosova Invest"

Pronar i firmës "Stonepark" në Mitrovicë

Organizator i Panaireve, Seminareve dhe Konferencave per Ekonomi dhe Biznes në Zvicër dhe Gjermani 

Pjesëmarrës aktiv në Forumet ndërkombëtare 

Ekonomike në Europe dhe SHBA

Ish aktivist i pajtimit të gjaqeve

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat