116 të helmuar paraqiten në Spitalin e Mitrovicës

Mitrovica

116 të helmuar paraqiten në Spitalin e Mitrovicës

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 09:41
Spitali i Mitrovicës

Më shumë se 100 raste janë lajmëruar si të helmuar në Spitalin e Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e drejtorit të Përgjithshëm e SHSKUK-së.

“Zyra e drejtorit të Përgjithshëm e SHSKUK-së, ka pranuar një informatë nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, “dr. Sami Haxhibeqiri”, sipas të cilës, dje nga ora 11:30, kanë filluar të paraqiten në shërbimin emergjent të këtij Spitali, disa persona të dyshuar si raste  të helmimit e që kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

“Nga statistikat zyrtare të Spitalit, rezulton se 116 persona, kryesisht  të rinj në moshë, prej tyre edhe nxënës,  kanë kërkuar  ndihmë mjekësore, me shenja që flasin për një helmim të mundshëm”.

“Spitali ka angazhuar të gjitha kapacitetet me të gjitha repartet dhe stafin dhe që të gjithëve u është dhënë ndihma mjekësore nga stafi profesional”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat