Ministri Lluka dhe Bahtiri diskutojnë problemet në Trepçë dhe KRU Mitrovica

Mitrovica

Ministri Lluka dhe Bahtiri diskutojnë problemet në Trepçë dhe KRU Mitrovica

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 13:13
Ministri Lluka dhe Bahtiri

Ky është synimi i ministrit të ri të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili ka vendosur në prioritetet e tij vitalizmin e “Trepçës”, jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.

 Këto synime ai i shpalosi gjatë takimit me të parin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Menjëherë do t’i përvishemi punës, do të themelojmë Bordin e Ndërmarrjes që t’i hapim rrugë zhvillimit të qëndrueshëm të ndërmarrjes Trepça përmes hapjes së rrugës për investime që janë jetike për zhvillimin e ndërmarrjes dhe mirëqenies sociale të punëtorëve”, i premtoi ministri Lluka kreut të komunës së Mitrovicës i cili kishte ardhur në Ministri për të shprehur shqetësimet e tij për gjendjen e ndërmarrjeve publike në rajonin e Mitrovicës. Bahtiri me këtë rast, njoftoi ministrin Lluka për gjendjen në ndërmarrjet tjera publike në rajonin e Mitrovicës, me theks të veçantë me problemet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Mitrovica’, ku nënvizoi problemet financiare të saj si pasojë e borxheve të mëdha nga mos pagesa e faturave nga qytetarët e pjesës veriore të qytetit.

Lluka dhe Bahtiri janë pajtuar se do të vazhdojnë bashkërisht t’i adresojnë problemet e ndërmarrjeve në fjalë, konform përgjegjësive që kanë institucionet që drejtojnë si dhe realizimin e një vizite sa më parë në Ndërmarrjen Trepça për t’u njohur nga afër me punën edhe sfidat me të cilat ballafaqohet punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat