Mustafa: Mitrovica ka nevojë për një kryetar sikur Kamberi

Mitrovica

Mustafa: Mitrovica ka nevojë për një kryetar sikur Kamberi

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 20:26
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë sot në Mitrovicë, se ky qytet ka nevojë për programin e LDK-së dhe një kryetar siç është Safet Kamberi.

“Konkurrentët e LDK-së në Mitrovicë nuk janë të denjë. Ata me punë i mundim dhe shkojmë larg prej tyre, edhe PDK-në, edhe Vetëvendosjen edhe Agim Bahtirin, edhe të gjithë. Ne do t’ua dëshmojmë qytetarëve të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës se dimë dhe mundemi me qeveris pa korrupsion, sepse këto dëshmi i kemi dhënë në nëntë komuna që ka qeveris LDK-ja”, ka thënë Mustafa.

Siç njofton LDK, Mustafa ka thënë se praktika e LDK-së që të punojë shumë dhe të flas pak, duhet të ndryshohet, sepse nëse nuk e tregojmë të vërtetën për veten, askush nuk flet për ne.  

“Ajo çka na mungon neve është se nuk dimë të bëjmë propagandë. Ne marrim më pak përkrahje sesa që bëjmë punë dhe që meritojmë. Të tjerët janë ata që punojnë pak e bëjnë propagandë shumë. Kemi raste kur zhvillojnë fushata, japin premtime, nuk i realizojnë dhe nuk japin llogari”, ka thënë Mustafa.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat