Kryetari i komunës Beogradi i Ri viziton Ivanoviqin, militantë ‘të Sërpska’ mblidhen pranë ‘SDP’-së

Mitrovica

Kryetari i komunës Beogradi i Ri viziton Ivanoviqin, militantë ‘të Sërpska’ mblidhen pranë ‘SDP’-së

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 11:58
Militantë ‘të Sërpska’ mblidhen pranë ‘SDP’-së

Dhjetëra militantë të ‘Listës serbe’ janë mbledhur të mërkurën pasdite para selisë së Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës, derisa në seli po qëndronte kryetari i Komunës së Beogradit të Ri, Aleksandar Shapiq. Ata u shprehën kundër vizitës së kryetarit Shapiq në selinë e Iniciativës Qytetare ‘SDP’.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime ‘Oliver, kush po ta paguan mbrojtjen’, ‘Gangulica, tani je kujtuar për Kosovën’ dhe të ngjajshme.

Në mesin e të tubuarve kishte edhe punonjës të kompanive të Ujësjellësit dhe Elektro Distribucionit në veri, të cilët kërcënuan me ndërprerje të rrymës dhe ujit në selinë e SDP-së.

KP ka provuar të kontaktojë me kryetarin e ‘SDP’-së Oliver Ivanoviq për të marr një prononcim rreth ngjarjes, mirëpo përkundër premtimeve nga ky i fundit, një gjë e tillë nuk është arritur.

Ndryshe, ish -vaterpolisti i njohur i reprezentacionit të Serbisë, aktualisht kryetar i komunës së Beogradit Shapiq, është duke qëndruar në një vizitë dy ditore në veri të Kosovës. 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat