Në Mitrovicë shënohet Dita Botërorë e Zemrës

Mitrovica

Në Mitrovicë shënohet Dita Botërorë e Zemrës

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 14:16
Në afërsi të QKMF-së ishte i vendosur punkti për të bërë kontrolle falas për qytetarët.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në nivel global, prandaj me rastin e Ditës Botërore të zemrës, edhe këtë vit kryeinfermierja e QKMF-së në Mitrovicë, Rukije Pllana në bashkëpunim me infermieret e edukimit ,ato të QMF-ve dhe AMF-ve, kanë organizuar aktivitetin tani më të njohur për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për sëmundjet kardiovaskulare.

Për ta përcjellur aktivitetin ishte e pranishme edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Vlora Haxhimehmedi, e cila falënderoi kryeinfermieren Pllana për organizimin e këtij aktiviteti.

Ajo e vlerësoi lartë angazhimin e tyre për qytetarët e Mitrovicës, në mënyrë që të vetdijesohen më shumë për sëmundjet kardiovaskulare, prandaj edhe i sugjeroj qytetarët që ti ndjekin këshillat mjekësore në mënyrë që jeta e tyre të jetë sa më e shëndetshme.

Në afërsi të QKMF-së ishte i vendosur punkti për të bërë kontrolle falas për qytetarët, ku fillimisht është bërë matja e shtypjes së gjakut si dhe matja e peshës trupore, ne raste të caktuara qytetarët edhe janë udhëzuar për konsultime me mjekët.

Në anën tjetër kryeinfermierja Pllana, theksoj se vetëm në këtë mënyrë qytetarët do të mund të informohen mbi sëmundjet kardiovaskulare dhe shëndetin në përgjithësi, sepse për një zemër të shëndetshme fillimisht duhet të jeni të kujdesshëm me ushqimin dhe të bëhen sa më shumë aktivitete fizike.

“Qëllimi kryesor i këtij organizimi është sensibilizimi i popullatës mbi sëmundjet kardiovaskulare, si dhe shpërndarja e broshurave  me material propagandues për ruajtjen e shëndetit”, theksoj ndër të tjera kryeinfermierja Pllana.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat