Ministrja Hoxha: Gratë e Mitrovicës do ta kenë kryetare shembullin e mirëqeverisjes

Mitrovica

Ministrja Hoxha: Gratë e Mitrovicës do ta kenë kryetare shembullin e mirëqeverisjes

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 18:22
Pamje nga fushata e PDK-së në Mitrovicë

Ministrja Dhurata Hoxha së bashku me Valdete Idrizin, kandidate për kryetare të Mitrovicës, gjatë takimit dhe bashkëbisedimit me gratë në qendër të qytetit, ka theksuar se ato, më mirë se gratë e çdo regjion tjetër, e njohin kohën e punës dhe kohën e papunësisë.

“Gratë e Mitrovicës do ta kenë në mandatin e ardhshëm qeverisës shembullin e qeverisjes së mirë. Gratë në PDK janë mostër e avancimit të gruas në politikë”, ka shkruar në rrjetin social, Ministrja Hoxha.

Këtu është postimi i saj:

“Gratë e Mitrovicës, më mirë se gratë e çdo regjion tjetër e njohin kohën e punës dhe kohën e papunësisë. Ato, kanë treguar në çdo kohë, përkushtimin për familje dhe angazhim për të mirën e saj.

Ato sot, kanë në ballë, një grua shembull të qytetit dhe Kosovës, Valdete Idrizin.  Gratë e Mitrovicës do ta kenë edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës shembullin e qeverisjes së mirë. Gratë në PDK janë mostër e avancimit të gruas në politikë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat