Bahtiri: Rikandidoj për t’i përfunduar projektet

Mitrovica

Bahtiri: Rikandidoj për t’i përfunduar projektet

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 08:06
Agim Bahtiri

Kryetari aktual i Mitrovicës dhe kandidati i sërishëm i AKR-së, Agim Bahtiri ka treguar se pse qytetarët duhet t’ia besojnë sërish votën për të udhëhequr me këtë qytet.

Madje Bahtiri në Info Lokale ka treguar edhe se e ka pasur shumë të vështirë të marr pëlqimin e familjes së tij për t’i hyrë garës për Mitrovicën.

“Gjatë kësaj pune, qytetarët prekin shumë afër sukseset e mia por pse unë kandidoj sërish është se premtimet që kam dhënë në vitin 2013 nuk i kam realizuar të gjitha”.

“Kjo ka qenë pak e vështirë të kandidoj sërish pasi qytetarët nuk e dinë se gjithë familjen e kam në Holandë, e kam pasur të vështirë që të marr pëlqimin e familjes time”.

“Të jesh katër vjet larg familjes është e vështirë por të vazhdosh edhe katër vjet do të thotë se të lidh diçka e fuqishme me popullin tënd dhe kjo më ka futur në një situatë tepër të rëndë”.

“E kam pasur të vështirë të marrë pëlqimin por meqë e mora do të shkojmë deri në fund me të gjitha premtimet që kam dhënë”.

Bahtiri ka treguar poashtu se e kishte të vështirë edhe kandidimin e parë, pasi përballë kishte PDK-në, që ishte një parti shumë e fortë në këtë qytet.

“Kam kandiduar në vitin 2013 kundër një partie të fuqishme në Mitrovië që ka qenë PDK-ja por me punën që kanë kryer më parë dhe krimet që kanë bërë në të gjitha sferat, Mitrovica ka qenë e vështirë të udhëhiqet sepse ka qenë qytet me shumë probleme, pa perpsepktivë”.

“Kam ardhur me një fuqi të madhe menaxheriale dhe kam pasur dëshirë që eksperiencën time në Evropë të sjellë në vendin tim”.

“Kam pasur vështirësi gjatë procesit sepse pasiguria totale në Mitrovicë ka stagnuar të gjitha proceset, sidomos në zhvillimin e arsimit, shëndetësisë dhe kulturës”.

“Njerëzit kanë jetuar në Mitrovicë, në një vend pa perspektivë”.

“Por duke i falenderuar ndërkombëtarët, Ambasadën Amerikane dhe të tjerëve që më kanë ndihmuar të çoj proceset përpara kam filluar punën, fillimisht për një qetësi absolute në qytet”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat