Kandidati i AKR-së për Komunën e Mitrovicës, Agim Bahtiri në emisionin “Debat pernime”, ka pasur një moment të sikletshëm.
Gjatë momentin kur motra e Agim Bahtirit po fliste për punën, pasurinë e karakterin e të vëllait, ajo ka treguar që Bahtiri ka ndërtuar edhe një pishinë në shtëpinë e tij në Mitrovicë.
Menjëherë pas përfundimit të stories, pyetja e gazetares Jeta Xharra e bëri të buzëqesh Bahtirin.
Xharra tha se e di që ka pasuri e di si e ka bërë, por dëshiron të di se a dinë Agim Bahtiri të notojë.
“Unë di me notu prej moshës 6 vjeçare”, ka thënë ai duke qeshur.