Nën moton “stop drogave në shkolla” janë mbajtur takime me përfaqësues të arsimit

Mitrovica

Nën moton “stop drogave në shkolla” janë mbajtur takime me përfaqësues të arsimit

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:12
Drejtoria rajonale në Mitrovicë

Drejtoria rajonale në Mitrovicë, janë mbajtur takime me autoritetet e arsimit në tri komuna: Mitrovicë, Vushtrri e Skenderaj, përfshirë drejtoritë komunale të arsimit, drejtorët e shkollave të mesme e fillore, këshilla të prindërve dhe nxënësve si dhe zyrtarë të qendrave për punë sociale.

Në takimet e zhvilluara drejtori rajonal, nënkolonel Nehat Thaçi, para të pranishmëve ka paraqitur angazhimet dhe aktivitetet e vazhdueshme që kanë të bëjnë me sigurinë në shkolla, si dhe të dhënat për gjendjen e sigurisë së përgjithshme në veçanti shqetësimit të përgjithshëm për dukurinë e prezencës së substancave narkotike tek nxënësit në shkolla dhe hapësirat shkollore.

U theksua se angazhimi operativo-taktik i Policisë është aktiv në këtë fushë, ku si nevojë imediate u kërkua një qasje e përbashkët në mes të autoriteteve të arsimit, OJQ-ve dhe shoqërisë në përgjithësi, ku në kuadër të gjithë kësaj të rritet llogaridhënia e ndërsjellë.

Nga takimet e zhvilluara me përfaqësues të arsimit, gjegjësisht drejtorët e shkollave, u vlerësuan lart angazhimet policore në fushën e ofrimit të sigurisë si dhe veprimeve parandaluese në këtë fushë. Po ashtu të pranishmit shprehën shqetësimet nga këndvështrimi i tyre për prezencën e substancave narkotike tek nxënësit si dhe çështje me të cilat ata ballafaqohen në baza ditore, në kornizë të rregulloreve dhe rendit që ka të bëjë me sjelljet asociale të të rinjve në shkolla.

Në takime u identifikuan disa nga hapat e veprimit konkret në fushën e parandalimit të hershëm duke identifikuar dhe ndaluar braktisjen e mësimit, krijimin e grupeve të përbashkëta për të vazhduar me ligjërata me tema vetëdijësuese për pasojat dhe rrezikun nga substancat narkotike, kontroll më të shtuar nga ana e inspektorëve komunalë në lokalet në zonat afër shkollave, ishte zotim i përbashkët i drejtorëve të shkollave, këshillit të prindërve dhe nxënësve që secili nga këndvështrimi i vet të kontribuojë në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e dukurive negative.

 Drejtori rajonal nënkolonel Thaçi, të pranishmëve u rikonfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Policisë me të gjitha kapacitetet e saj në interes të sigurisë së përbashkët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat