PDK Mitrovicë: Pesë fletëvotime për kryetar komune mungojnë në Mitrovicë

Mitrovica

PDK Mitrovicë: Pesë fletëvotime për kryetar komune mungojnë në Mitrovicë

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 16:08
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Mitrovicë, ka bërë të ditur se vëzhgues të kësaj partie kanë vërejtur parregullsi të procesit zgjedhor në disa qendra të votimit.

“Është shqetësues fakti se në pesë vendvotime kanë munguar nga një fletëvotim, gjithsej pesë fletëvotime për kryetar komune. Në shkollën fillore “Abdullah Shabani” është konfirmuar nga KKZ-ja se në dy vendvotime, 1102/13 dhe 1102/16R, numri i nënshkrimeve nuk përputhet me numrin e fletëvotimeve për kryetar komune. Më saktë në këto dy vendvotime mungon nga një fletëvotim për kryetar komune.

Gjithashtu dyshohet se në shkollën fillore “Migjeni”, po ashtu mungojnë dy fletëvotime për kryetar komune. Vëzhguesit e PDK-së kanë raportuar edhe për mungesën e një fletëvotimi për kryetar komune në vendvotimin 1113b/1R, në shkollën fillore në “Trepçë”, thuhet në një komunikatë të Degës së PDK-së në Mitrovicë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat