Rezultati përfundimtar për Mitrovicën, PDK shënon rënien më të madhe që prej themelimit të saj

Mitrovica

Rezultati përfundimtar për Mitrovicën, PDK shënon rënien më të madhe që prej themelimit të saj

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 11:31
Valdete Idrizi dhe Avni Kastrati

KQZ ka publikuar rezultatin e 100% votave të numëruara në Mitrovicë, ku diferenca në mes të dy partive të para është në e vogla prej pasluftës.

Përderisa në zgjedhjet e vitit 2013 kandidati i PDK-së, Avni Kastrati kishte 42.60% apo 12608 vota në raundin e parë, Valdete Idrizi ka marrë vetëm 29.63% apo 9013 vota, duke shënuar rënie prej 13%.

Ndërsa, kandidati i AKR-së për kryetar, njëherësh edhe kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në zgjedhjet e vitit 2013 kishte 21.90% apo 6483 vota, kurse tash ka marrë 27.03% apo 8222 vota, duke shënuar ngritje prej mbi 5%.

Jashtë balotazhit në Mitrovicë ka mbetur kandidati i LDK-së, Safet Kamberi, i cili mori vetëm 21.66% apo 6588 vota. Kujtojmë se Safet Kamberi ishte për tri vite nënkryetar i komunës së Mitrovicës të drejtuar nga Agim Bahtiri.

Rezultat zhgënjyes në Mitrovicë ka shënuar Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit kishte dalë partia e parë në Mitrovicë, duke marrë mbi 35% të votave. Fehmi Ferati i VV-së ka marrë 15.67% apo 4766 vota.

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat