“Këshilli i Veriut” akuzon Bahtirin për lojë me ndjenjat e shqiptarëve të veriut

Mitrovica

“Këshilli i Veriut” akuzon Bahtirin për lojë me ndjenjat e shqiptarëve të veriut

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 12:44
Përfaqësuesit e organizatës “Këshilli i Veriut”

Përfaqësuesit e organizatës “Këshilli i Veriut”, kanë shprehur sërish shqetësimin e tyre në lidhje me gjendjen e sigurisë në atë pjesë të vendit, duke u thirrë në raportet e policisë për sulmet ndaj shqiptarëve dhe shkatërrimin e pronave të tyre që kanë ndodhur kohën e fundit.

Ata gjatë një konference për media sot në Lagjen ‘Kroi i Vitakut’ në veri të Mitrovicës, përveç çështjes së sigurisë kanë përmendur edhe probleme tjera me të cilat po ballafaqohen, siç janë rindërtimi i shtëpive në veri, kthimi i shqiptarëve në banesat e tyre të uzurpuara, kompensimi për 18 vite për ‘refugjatët’ nga veriu të cilët paguajnë qera në jug, si dhe kthimin e pakusht të punëtorëve shqiptarë në institucionet publike.

Përfaqësuesit e kësaj organizate kanë akuzuar drejtpërdrejt kryetarin në ikje të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për mos interesim total për shqiptarët e asaj pjese, ndërsa kërkuan debat publik me të për të gjitha çështjet që ju përkasin atyre

Nazmi Ismajli, kryetar i organizatës ‘Këshillit të veriut’, akuzoi kryetarin në ikje Agim Bahtiri për deklaratat e pavërteta të tij rreth situatës së përgjithshme në veri dhe gjendjes së banorëve shqiptarë në atë pjesë.

Ismajli: Me ardhjen e Agim Bahtirit, shqiptarët e veriut kanë mbetur në terr

“Nga viti 2008 deri më 2013 janë ndërtuar rreth 240 shtëpi, janë renovuar disa banesa, janë ndërtuar shumë rrugë, kanalizime, ndriçime publike, ujësjellës, si dhe janë përkrahur banorët me qera, bursa, udhëtime pa pagesë. Kurse me ardhjen e Agim Bahtirit në pushtet, banorët shqiptarë të veriut kanë mbetur në terr…Këshilli i Veriut është i gatshëm të dal në debat publik me Agim Bahtirin kurdo dhe kudo që ai dëshiron. Agim, merri lexoj raportet e policisë se sa shqiptarë janë rrahur kohën e fundit dhe sa prona të tyre janë dëmtuar, ndërsa ti del publikisht dhe flet për siguri të plotë në veri. Agim të lutemi mos luaj me ndjenjat e qytetarëve të veriut të cilët po vuajnë tash e 18 vite”, ka thënë Ismajli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat