Aleanca Kosova e Re është afër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Mitrovicë.
Këtë e ka thënë kandidati për kryetar, Agim Bahtiri.
“Falënderoj kryetarin e VV-së në Mitrovicë, z.Faruk Mujka, për mbështetjen morale që na e dha sot për balotazhin i cili do të mbahet më 19 nëntor”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
“Po punojmë që së shpejti ta zyrtarizojmë edhe koalicionin”.
“Së bashku do ta vulosim fitoren tonë, me të cilën Mitrovica do të qeveriset nga mitrovicasit dhe me duar të pastra +4”, ka shtuar ai.