Ferit Idrizi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, ka thënë se të gjithë qytetarët, edhe në fshatrat e skajshme, do të kenë qasje në rrejtin e ujësjellësit dhe kanalizimit deri në fund të vitit 2018.
Në Magazinën Lokale ai ka deklaruar se kontraktorë të ndryshëm janë duke kryer punët në terren, ndërsa ka lavdëruar cilësinë e ujit me të cilin furnizohen qytetarët e Vushtrrisë.
“Të gjitha fshatrat e Vushtrrisë do të kenë rrjet ujësjellësi dhe kanalizimi deri në vitin 2018. Është duke u punuar në këtë drejtim. Kontraktorët janë duke kryer punët e tyre. Është duke u shtrirë rrjeti në pjesën lindore të fshatrave, si dhe në atë perëndimore”.
“Fabrika e ujit është menaxhuar nga Ministria e Financave. Komuna vetëm ka identifikuar parcelat ku do të ndërtohet ajo. Fabrika e ndërtuar është më modernja në Ballkan. Ndërsa deri në fund të vitit të ardhshëm gjithcka do të kryhet dhe qytetarët e krejt komunës do të kenë ujë të pijes dhe sistem kanalizimi”.