Idrizi: Koalicioni mes AKR-së dhe VV-së nuk ka qenë befasi

Mitrovica

Idrizi: Koalicioni mes AKR-së dhe VV-së nuk ka qenë befasi

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 23:54
Valdete Idrizi

Kandidatja nga radhët e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, në “Click” të RTV21 ka folur për koalicionet e bëra si nga ana e partisë së saj dhe po ashtu të AKR-së në Mitrovicë.

Idrizi tha se PDK ka qenë e hapur për bashkëpunime që nga dita e parë në Mitrovicë dhe se është e lumtur që partia e saj ka arritur koalicion më AAK-në.

Kandidatja e PDK duke folur për koalicionin e arritur mes AKR-së dhe VV në Mitrovicë tha se nuk ka qenë befasi ky koalicioni i arritur dje, pasi që siç tha ajo në raundin e parë të zgjedhjeve  kanë parë një simpati të ngushtë mes këtyre dy partive.

“Një pjesë shumë e madhe e elektoratit të partive tjera dhe aktivistë të partive tjera janë mobilizuar dhe po më ndihmojë duke besuar se une jam liderja e ndryshimit në Mitrovicë”, tha Idrizi.

Kandidati i AKR-së për Mitrovicë, Agim Bahtiri ka refuzuar që të jetë përballë kandidates së PDK në “Click” dhe nuk ka marrë pjesë në debat.

Ndryshe gara e balotazhit në Mitrovicë do të zhvillohet mes Valdete Idrizit nga PDK dhe Agim Bahtirit nga AKR.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat