Kurti e Bahtiri me simpatizantë, marshojnë në qendër të Mitrovicës

Mitrovica

Kurti e Bahtiri me simpatizantë, marshojnë në qendër të Mitrovicës

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 16:20
Albin Kurti dhe Agim Bahtiri me simpatizantë, marshojnë në qendër të Mitrovicës

Dhjetëra simpatizantë të Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe Vetëvendosjes në Mitrovicë, me flamuj të këtyre subjekteve politike dhe me thirrje gëzimi, janë duke marshuar rrugës kryesore të qytetit të Mitrovicës, në drejtim të palestrës ‘Minatori’, ku do të mbahet tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore.

Në marshin e quajtur ‘Marshi i fitores’ të pranishëm janë edhe ish-lideri i VV-së, Albin Kurti, si dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e këtij koalicioni, Agim Bahtiri.

Aktualisht, simpatizantët po përshkojnë rrugët nga ish-hoteli “Adriatik”, sheshi ‘Adem Jashari, sheshi ‘Mehë Uka’, dhe duke parakaluar në shenjë festive edhe te sheshi ‘Isa Boletini’.

Ndërkohë, nuk ka prani të dukshme të forcave të policisë nëpër këto rrugë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat