Kryetar i nëndegës së LDK-së në Tunelin e Parë dhe të Zasellës në Mitrovicë, Afrim Neziri ka reaguar pas nënshkrimit të koalicionit me kandidatin e AKR-së për kryetar të kësaj komune Agim Bahtirin.
Neziri ka shkruar në Facebook se distancohet nga ky koalicion dhe se ndihet i tradhtuar nga kjo marrëveshje me AKR-në.
Postimi i plotë:
Unë Afrim Neziri, kryetar i nëndegës së LDK-së në Tunel të Parë dhe Zasellë, distancohem nga koalicioni me Agim Bahtirin.
Unë jam tradhtuar dhe nuk kam qenë i vëmendshëm se ajo marrëveshje po bëhej në kundërshtim me qëndrimin e degës.
Unë qëndroj prapa vendimit të kryesisë së degës për të qëndruar neutral në balotazh.
Me respekt Afrim Neziri – Kryetar i nëndegës.