Edhe ky 28 Nëntor, në Mitrovicë është festuar me shumë dashuri e gëzime, duke filluar së pari me nderimin e heronjve dhe dëshmorëve të kombit të komunës, që në etapa të ndryshme të historisë tonë, dhanë kontribut të jashtëzakonshme për të mirën e kombit dhe të Shqipërisë e Kosovës.
Kështu, zyrtarët komunal vizituan kompleksin e kullave të Heroit Isa Boletini, me në krye me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, dhe drejtorët komunal.
Nënkryetari Mujka me delegacionin e tij, fillimisht vuri buqetë me lule të freskëta mbi varrin e Heroit Isa Boletini dhe më pastaj vizitoi kompleksin e kullave, ku boletinasve mikpritës dhe të gjithë qytetarëve të komunës, ua uroi edhe njëherë Ditën e Flamurit dhe festat tjera të Nëntorit.
Në vazhdim nënkryetari Mujka më bashkëpunëtorët e tij, ka thënë “Edhe ne si institucione, edhe si shqiptarë që jemi, kemi obligime që së paku në ditën e festave të mëdha, siç është 28 Nëntori, të bëjmë homazhe dhe në këtë mënyrë të respektojmë e nderojmë heronjtë dhe dëshmorët e kombit për atë që bënë, që në sot te jetojmë të lirë ”, shtoi nënkryetari Mujka.
Me të përfunduar nderimet në varrezat e dëshmorëve në fshatin Shipol , nënkryetari Mujka me delegacionin e tij u nis drejt Prekazit, ku bëri homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorët tjerë të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.