Borxhi 31 milionësh i sjell telashe ujësjellësit të Mitrovicës

Mitrovica

Borxhi 31 milionësh i sjell telashe ujësjellësit të Mitrovicës

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 16:52
Mitrovicë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”(KRUM) është duke u ballafaquar me një situatë të rënduar financiare me ç’rast është vënë në pikëpyetje funksionimi normal dhe furnizmimi i rregullt me ujë të pijes i popullatës së regjionit të Mitrovicës.

Kjo situatë vjen për shkak të mosgatishmërisë së konsumatorëve të Regjionit të Mitrovicës për të kryer obligimet e tyre ndaj Ujësjellësit Regjional, gjë që tregon edhe shuma e përgjithshme e këtij borxhi i cili tashmë kap shumën prej mbi 31 milionë euro, transmeton Klan Kosova.

Mungesa e gatishëmërisë së konsumatorëve për të kryer obligimet e tyre për shërbimet e ofruara nga Ujësjellësi, ndikon drejtëpërdrejt në pamundësin e kryerjes së obligimeve tona ndaj furnitorëve tjerë si;

Ibër Lepencin i cili na furnizon me ujë të papërpunuar;

KEDS-in i cili na furnizon me energji elektrike,

Si dhe furnitorët tjërë të cilët bëjnë furnizimin me kemikate, derivate, pjesë rezervë,

I ndodhur në një situatë të tillë, Ujësjellësi është detyruar  që të ndërmerr hapa në drejtim të:

Aplikimit të reduktimit të furnizmit me ujit të pijes në zonat kur niveli i pagesës së faturave të ujit është i ulët,

Aplikimit e shkyçjeve individuale për personat/subjektet borxhi i të cilëve kalon shumën mbi 100€, si dhe

Procesimin e lëndëve tek gjykata/ përmbaruesi privat, me ç’rast konsumatori do të bartë shpenzimet e gjykatës.

Ndërmarrja e këtyre veprimeve nga ana jonë, ka për qëllim që mos vie deri tek paralizimi i furnizimit me ujë të pijes për qytetarët/konsumatorët të cilët janë të rregullt me pagesat e faturave të tyre në njërën anë dhe mos ndërprerja e funksionimit normal të kompanisë në anën tjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat