PSD themelon degën në Mitrovicë

Mitrovica

PSD themelon degën në Mitrovicë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 20:15
Visar Ymeri

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka njoftuar se “me socialdemokratët e Mitrovicës sot hapëm Degën e PSD-së në këtë komunë”.

“Me socialdemokratët e Mitrovicës sot hapëm Degën e PSD-së në këtë komunë. E ku më mirë se në Mitrovicë. Dhe ku më dobishëm se në Mitrovicë. Në këtë pjesë të Kosovës që më shumti e pësoi nga ndarja etnike në vend të gjithëpërfshirjes qytetare; një qytet që humbi shumë nga deindustrializimi në vend të rritjes sê kapaciteteve industriale; një vend që i pa punëtorët të pëtjashtohen nga fabrikat në vend që t’u mbrohen të drejtat e t’u përmirësohen kushtet e punës. Një vend që ka nevojë për socialdemokracinë.  

Sikur Kosova. Sikur Mitrovica në Kosovë”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat