Punëtorët e Komunës së Mitrovicës të pakënaqur me Ligjin e ri për paga

Mitrovica

Punëtorët e Komunës së Mitrovicës të pakënaqur me Ligjin e ri për paga

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:07
Takimi i rregullt me drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Komunës së Mitrovicës

Të mërkurën në ambientin e komunës së Mitrovicës, është mbajtur takimi i rregullt me drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Komunës së Mitrovicës, me ç’ rast të pranishmit kanë biseduar për mundësitë e riorganizimit të kësaj sindikate.

Po ashtu, qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth organizimit sa më të mirë e të fuqishëm sindikal të shërbyesve civil, në mënyrë që të mbrohen të gjitha të drejtat e garantuara me ligj për punëtorët. Ata thanë se sindikata duhet të jetë më aktive lidhur me të gjitha çështjet që ju përkasin shërbyesve civil në nivel lokal.

Gjatë këtij takimi u mor vendim që të hënën duke filluar nga ora 9:00 të mbahet një protestë me të gjithë shërbyesit civil pranë objektit të Komunës së Mitrovicës dhe e cila do të zgjasë rreth një orë.

Kjo protestë sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve  të Komunës së Mitrovicës, Mehmet Bajrami,  ka për qëllim të shpreh pakënaqësitë e punëtorëve të komunës lidhur me ligjin e ri për paga i cili diskriminon punëtorët e nivelit lokal krahasuar me ata të nivelit qendrorë.

Mehmet Bajrami, kryetari i  Sindikatës  ka thënë se u janë drejtuar edhe Ministrisë së Administratës Publike ku i kanë paraqitur pakënaqësitë e tyre për paga.

“Punonjësit duhet të kategorizohen në bazë të arsimimit dhe kualifikimeve të tjera, ndërsa rritja e pagave është dashtë të bëhet në mënyrë lineare në mënyrë që të mos ketë kaq dallime të mëdha në mes të pagës së një punonjës civil në nivel qendror dhe atij në nivel lokal”, ka thënë Bajrami.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat