Ja si “dalldiset” Agim Bahtiri kur pyetet për Shakirën: Um tranut krejt, Shakira, Shakira… - Bota Sot
Ja si “dalldiset” Agim Bahtiri kur pyetet për Shakirën: Um tranut krejt, Shakira, Shakira…

Mitrovica

Ja si “dalldiset” Agim Bahtiri kur pyetet për Shakirën: Um tranut krejt, Shakira, Shakira…

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 16:26
Agim Bahtiri

Sot pas mbledhjes së qeverisë kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri që të bëjë kujdes gjatë procesit të hapjes së e urës mbi lumin Ibër, pasi nuk është çështje e vetëm një dite. Sipas tij, duhet t’i kushtohet shumë rëndësi kalkulimeve.

Media sot ka kontaktuar me kryetarin Bahtiri, ku ky i fundit ende pa e pyetur për temën e caktuar, është kundërvie ashpër duke kritikuar mediat se po e “tranojnë” duke u marrë me të.

Sipas Bahtirit mediat janë bërë si Gykata Supreme.

“Po për çka o vlla që um keni tranu, ça po doni o vlla lenum ti kry punët e mija, mos u merrni ju me Shakiren e ato, jeni ba si gjyqi Suprem”, ka thënë ai dhe ka mbyllur telefonin ende pa e dëgjuar pyetjen.

Në anën tjetër kujtomë se ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim zyrtar me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin, me ç’rast kanë diskutuar edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Pacolli ka bërë të ditur se ka bashkëbiseduar me Bahtirin për të realizuar një ceremoni të veçantë për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, datë historike kjo e shumëpritur për gjithë kosovarët. Më tej ai ka theksuar se është propozuar që në këtë ceremoni të jetë e ftuar një këngëtare amerikane për të performuar, ku sipas burimeve te mediave kjo këngëtare pritet të jetë Shakira.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...